Bota

Mbretëresha Elizabeth kujton Princin Filip, flet për herë të parë publikisht që nga vdekja e tij

3 Tetor 2021, 19:51 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabeth kujton Princin Filip, flet për herë të

SKOCI– Mbretëresha Elizabeth foli publikisht për herë të parë për burrin e saj të ndjerë Princin Filip. Ajo kryesoi këtë të shtunë hapjen e parlamentit skocez. Mediat shkruajnë se në fjalimin e saj, mbretëresha shprehu dashurinë për vendin dhe për burrin e saj, duke përmendur kujtimet e tyre të shumta në Skoci.

“Unë kam folur më parë për dashurinë time të thellë dhe të përhershmë për këtë vend të mrekullueshëm dhe për kujtimet e shumta të lumtura që Princi Filip dhe unë gjithmonë mbanim për kohën tonë këtu,” tha mbretëresha, e cila shoqërohej nga djali i saj i madh Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla Parker Bowles.

Mbretëresha, 95 vjeç dhe Princi Filip, i cili vdiq në Prill në moshën 99 vjeç, kaluan shumë pushime verore në Kalanë Balmoral, rezidenca mbretërore në Skoci. Ishte hera e parë që mbretëresha hapi parlamentin skocez pa Filipin, ndër titujt zyrtarë të të cilit ishte Duka i Edinburgut.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mbreteresha elizabet mbreteresha elizabet

Sondazh

Poll