Bota

Mediat s’e falin kryeministrin Kurti: Albin Gërvalla, efektivi që prite sot s’është ai që të arrestoi

3 Tetor 2021, 20:16 Nga DOSJA
Mediat s’e falin kryeministrin Kurti: Albin Gërvalla, efektivi

KOSOVA– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pseudonimin “Albin Gërvalla” ditën e sotme pasi ka ngatërruar efektin Besart Ahmeti me një koleg të tijin, duke ndjekur kështu ‘hapat’ e ministres Donika Gërvalla. Në një postim në Instagram, Kurti bëri me dije se kishte pritur në zyrë Ahmetin, shefin e Njësisë Speciale Operative për të cilin shkruante se ishte i njëjti person që e kishte prangosur para 16 viteve, kur Kreu i Qeverisë zhvillonte protesta me Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, mediat e Kosovës kanë zbuluar gabimin e Kurtit dhe sipas tyre, personi që e ka prangosur Kurtin nuk ka qenë Ahmeti, por një koleg i tiji, Fatlum Shaqiri, i cili është pjesëtarë i njësitit elitë të policisë së Kosovës.

Gjithsesi, mediat e Kosovës shkruajnë se kryeministri është i saktë kur i përmend negociatat që bëri Besart Ahmeti në Bërnjak, pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës.

Besart Ahmeti, pati negociata të shtunën e 2 tetorit edhe me pjesëtarët e KFOR-it. Kryepolici nuk pranonte tërheqjen e specialëve pa e bërë këtë fillimisht protestuesit serbë që bllokuan pikat kufitare për 13 ditë, si kundërshti e vendimit për reciprocitetin e targave të makinave.
Në ditën e fundit Ahmeti ia arriti qëllimit dhe pak para orës 16 edhe rruga në Bërnjak u lirua.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti besart ahmeti gafa e albin kurtit albin kurti besart ahmeti gafa e albin kurtit

Sondazh

Poll