Bota

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit të shembjes së ndërtesës tetë katëshe në Indi

3 Tetor 2021, 16:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit të shembjes së ndërtesës

INDI– Një ndërtesë tetë katëshe është shembur mbrëmjen e të enjtes në Goda Chowki në Indi. Nuk u raportuan humbje jete apo të lënduar pasi administrata kishte marrë masa paraprake duke larguar banorët nga pallati dhe nga zona përreth. Qeveria ka urdhëruar që incidenti të hetohet ndërkohë që përdoruesit e Twitter kanë përcjellë pamjet e momentit kur ndërtesa shembet.

 

#HimachalPradesh: An eight storey building collapsed at Kachi Ghati in #Shimla. No one was injured and no loss of life reported as the administration had vacated the building in advance. pic.twitter.com/89ouLZdTLN

— TOIChandigarh (@TOIChandigarh) September 30, 2021

Zyrtarët thanë se rreth dy javë më parë, rrëshqitja e tokës e kishte bërë ndërtesën të pasigurt pasi kishte krijuar çarje. Autoritetet përkatëse vitizuan vendin për të analizuar situatën dhe për të vlerësuar humbjen. Administrata e vendit do të ofrojë ndihmë të menjëhershme për të prekurit, ndërkohë që kanë filluar hetimet për të zbuluar arsyet që çuan në shembjen e ndërtesës shumëkatëshe.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shembet ndertesa ne indi shembet ndertesa ne indi

Sondazh

Poll