Bota

Kosova është gati për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, procesi nis të fillim të vitit 2022

3 Tetor 2021, 16:28 Nga DOSJA
Kosova është gati për aplikimin e dozës së tretë

KOSOVË– Kosova do të nisë vaksinimin e qytetarëve me dozën e tretë kundër Covid-19. GazetaEkspress shkruan se në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID në Kosovë. Një gjë e tillë është pohuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila është shprehur se nuk do të jetë problem sigurimi i vaksinave për administrimin e një doze shtesë.

Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se edhe ekipet e vaksinimit në vend janë të përgatitura në çdo kohë që të administrojnë edhe dozën e tretë.

“Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nuk ka ndonjë procedurë tjetër, pra është proces i ngjashëm me aplikimin e dozës së parë dhe të dytë. Dallimi qëndron se disa shtete të cilat kanë filluar ta japin dozën e tretë, këtë e bëjnë tek grupe të caktuara të popullatës si të moshuarit, punëtorët e kujdesit shëndetësorë apo ndonjë kategori tjetër që ka imunitet të komprometuar. Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura në çdo kohë që ta administrojnë edhe dozën e tretë. Sigurisht që ka gjasa që kjo dozë të administrohet në kohën e përmendur nga ju. Kosova do ta marr vendimin në kohën e duhur për aplikimin e dozës së tretë, me që ka filluar më vonë me procesin e vaksinimit, ndërsa nuk pritet të ketë probleme rreth dozave, me që MSh ka një kontratë me kompaninë Pfizer për blerje të vaksinave kundër COVID-19 dhe ekipi negociues i ka parasysh nevojat për procesin e vaksinimit,”- janë shprehur nga MSH. kanë thënë zëdhënës për informim.

Fillimi i përgatitjeve për dhënien e dozës së tretë të vaksinës ka ardhur pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, pas njoftimeve se shtete të ndryshme po përballem me valë të re të COVID-19.

Kosova deri me tani ka marrë 1 milion e 375 mijë e 295 doza vaksinash. 809 mijë e 496 qytetarë janë të vaksinuar me një dozë, ndërsa 565 mijë e 799 me të dyja.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove vaksinimi me dozen e trete ne kosove vaksinimi ne kosove koronavirusi ne kosove vaksinimi me dozen e trete ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll