Bota

VIDEO/ Shatërvane llave dhe re të gazit vullkanik, shpërthen vullkani Kilauea në Hawai

3 Tetor 2021, 13:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Shatërvane llave dhe re të gazit vullkanik, shpërthen

HAWAI- Një nga vullkanet më aktivë në Tokë po shpërthen në Ishullin e Madh të Hawaiit. Zyrtarët e Shërbimit Gjeologjik Amerikan konfirmuan të mërkurën se një shpërthim ka filluar në kraterin Halemaumau të vullkanit Kilauea. Lockhaven shkruan se pamjet e kamerave të kraterit treguan shatërvane llavë që mbulonin dyshemenë e kraterit dhe retë e gazit vullkanik që ngriheshin në ajër. Shpërthimi nuk është në një zonë me shtëpi dhe përmbahet tërësisht brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait.

“Të gjitha shenjat tregojnë se do të qëndrojë brenda kraterit. Ne nuk po shohim asnjë indikacion se llava po lëviz në pjesën e poshtme të zonës së çarjes lindore, ku njerëzit jetojnë. Aktualisht i gjithë aktiviteti është brenda parkut.” tha Ken Hon, shkencëtari i USGS përgjegjës për Observatorin e Vullkanit në Hawaii.

Të mërkurën më parë, zyrtarët thanë se ishte zbuluar një rritje e aktivitetit të tërmetit dhe ënjtje e tokës, dhe në atë kohë ngritën nivelet e alarmit në përputhje me rrethanat. Kilauea pati një shpërthim të madh në 2018 që shkatërroi më shumë se 700 shtëpi dhe zhvendosi mijëra banorë. Para atij shpërthimi, vullkani kishte shpërthyer ngadalë për dekada të tëra, por kryesisht jo në zona të banuara me popullsi të dendur.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ken hon vullkani kilauea ken hon vullkani kilauea

Sondazh

Poll