Bota

2 persona humbin jetën dhe 23 raste të reja me Covid në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

3 Tetor 2021, 13:33 Nga DOSJA
2 persona humbin jetën dhe 23 raste të reja me Covid në

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid në Kosovë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se kanë humbur jetën dy persona, kurse numri i rasteve të reja të infektimit ka shkuar në 23.

Ministria njofton se ditën e sotme janë shëruar 114 qytetarë, kurse numri total i rasteve të shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 154.995 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995 Në total numri i rasteve aktive është 2.237.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove rastet e reja me covid ne kosove covid ne kosove rastet e reja me covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Tetor 2021, 10:46

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

GJERMANI- Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. P...