Politike

Situata politike, kryeministri Rama anulon takimin në Kamëz, Suli: Shkak, axhenda

10 Qershor 2019, 11:47 Nga DOSJA
Situata politike, kryeministri Rama anulon takimin në Kamëz, Suli:

TIRANË- Pak orë pas përfundimit të takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA, kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e planifikuar për pasditen e sotme në bashkinë Kamëz, ku do të prezantonte kandidatin e PS në këtë zonë, Rakip Suli.

Shkaqet e anulimit të këtij prezantimi nuk dihen, por lajmi është dhënë nga vetë Rakip Suli, që në një reagim në rrjetet sociale shkruan:

“Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”

Në këtë takim që do të zhvillohej sot në orën 17:00 në Kamëz, ishte planifikuar që të kishte edhe supriza për kryeministrin nga ana e partive opozitare. Nuk dihet nëse është kjo arsyeja e anulimit të prezantimit, apo axhenda e ngjeshur e kryeministrit.

Anulimi vjen pak orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për shfuqizmin e datës 30 qershor 2019, si data e zgjedhjeve lokale.

Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rakip suli shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama rakip suli shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll