Politike

PS bën gati shkarkimin, Meta: Kushtetuta do të mbrohet me qetësi dhe shqiptari deri në fund!

10 Qershor 2019, 11:20 Nga DOSJA
PS bën gati shkarkimin, Meta: Kushtetuta do të mbrohet me qetësi

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu është përgjigjur deklaratave të ardhura nga partia Socialiste se ka nisur procedura për shkarkimin e tij.

Në një takim të zhvilluar me nxënës me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe 20-vjetorit të Clirimit të Kosovës, Meta ka ndarë edhe një mesazh për të gjithë.

“Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona. Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.”-thotë presidenti.

Reagimi i plotë:

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona. Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll