Bota

Shpërthen bomba në hyrjen e xhamisë në Kabul, disa persona të vdekur  

3 Tetor 2021, 12:43 Nga DOSJA
Shpërthen bomba në hyrjen e xhamisë në Kabul, disa persona

AFGANISTAN- Një bombë shënjestroi hyrjen e një xhamie në kryeqytetin afgan të Dielën duke lënë një numër civilësh të vdekur. Aljazeera shkruan se shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid. Ambulancat që mbanin të plagosurit u panë duke nxituar drejt Spitalit Emergjent të Kabulit në zonën Shahr-e Naw. Talebanët kanë konfirmuar se asnjë prej luftëtarëve të tyre nuk është vrarë nga shpërthimi i bombës, ndërkohë që shtuan se personat që u vranë ishin të gjirthë civilë.

Kam dëgjuar zhurmën e një shpërthimi pranë Xhamisë Eid Gah, e ndjekur nga të shtënat me armë,” tha Abdullah, një dyqanxhi aty pranë.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Sidoqoftë, që nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët në mes të gushtit, sulmet nga luftëtarët e lidhur me ISIL kundër tyre janë shtuar. Rritja ka ngritur mundësinë e një konflikti më të gjerë midis dy grupeve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me bombe ne kabul xhamia eid gah zabihullah mujahid sulm me bombe ne kabul xhamia eid gah zabihullah mujahid

Sondazh

Poll

Bota 3 Tetor 2021, 10:46

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

GJERMANI- Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. P...