Sport

VIDEO/ “Bella” Napoli! Lozano-Rrahmani përmbysin Fiorentinën dhe vazhdojnë të kryesojnë Serie A

3 Tetor 2021, 18:29 Nga DOSJA
VIDEO/ “Bella” Napoli! Lozano-Rrahmani përmbysin

ITALI-Napoli nuk zhgënjen në javën e 7 të Serie A duke fituar 1-2 ndaj Fiorentinës në transfertë.Rastet nuk munguan nga të dyja ekipet, por ishte Fiorentina ajo që arriti ta zhbllokonte rezultatin në minutën e 28′ me mbrojtësin Martinez Quarta.

Pas golit ekipi i Spalletit e rriti presionin dhe pak minuta nga fundi një levizje e mirë e Osimhen brenda zonës së Fiorentinës, detyroi mbrojtësin Martinez të shkaktonte penallti.Insigne mori përsipër të godasë penalltinë, që u prit nga Dragoëski. Pas devijimit të portierit ishte Lozano që e çoi topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, por napoletanët e gjetën rrugën e rrjetës pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Amir Rahmani shënoi me kokë pas një krosimi të mirë në zonë nga ana e Zielinskit. Napoli vazhdon kryesimin në kuotën e 21 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fiorentina napoli fiorentina napoli

Sondazh

Poll