Sport

VIDEO/ Bayern Munich pëson humbjen e parë, Eintracht Frankfurt triumfon në “Allianz Arena”

3 Tetor 2021, 18:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Bayern Munich pëson humbjen e parë, Eintracht Frankfurt

GJERMANI– Bayern Munich pëson humbjen e parë në Bundesliga dhe këtë ia shkakton Eintracht Frankfurt. Takimi zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me shifrat 1-2. Kampionët në fuqi shënuan të parët me anë të Goretzka-s i cili shfrytëzoi një pasim nga Lewandowski.Por avantazhi i bavarezëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Hintereger vendosi baraspeshën duke shtangur Bayernin.

Në pjesën e dytë, Nagelsmann tentoi të gjente fitoren duke hedhur në fushë Musiala dhe Sabicer, por ishin sërish miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 83-të me Kostic.Humbja e parë për Bayern Munich, një disfatë që nuk shqetëson bavarezët të cilët vazhdojnë të jenë në vendin e parë në kuotën e 16 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich frankfurt bayern munich frankfurt

Sondazh

Poll