Sport

Vetëm 4 javë kampionat/ Habit Diego Longo! Trajneri i Kukësit u ka komunikuar lojtarëve largimin nga skuadra

3 Tetor 2021, 17:56 Nga DOSJA
Vetëm 4 javë kampionat/ Habit Diego Longo! Trajneri i Kukësit u

KUKËS– Humbja ndaj Teutës duket se nuk është pritur mirë nga trajneri i Kukësit, Diego Longo. Sipas “Panorama Sport”, tekniku italian ka mbledhur lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe iu ka komunikuar se do të largohet.

Mësohet se trajneri i ka falënderuar lojtarët dhe se kjo ishte ndeshja e fundit e tij nën drejtimin e Kukësit. Duket një situatë e çuditshme, pasi janë luajtur vetëm 4 javë kampionat dhe nuk dihet nëse drejtuesit e klubit do të pranojnë dorëheqjen e Diego Longos.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kukesi longo kukesi longo

Sondazh

Poll