‘Qilimi shqiptar’ në Shirokë fiton çmimin e ‘Loop Design Awards’, Rama: Rroku vlerësimin për imazhin unik
3 Tetor 2021, 07:08Nga DOSJA
TIRANË– Qilimi shqiptar në Shirokë ka fituar çmimin nga prestigjiozja Loop Design Awards, që vlerëson arkitekturën, dizajnin, peizazhin, fotografinë dhe imazhin unik në të gjithë botës. Këtë lajm e ka ndarë kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’ teksa shkruan se sapo ka rrokur vlerësimin për imazhin unik.
POSTIMI:
MIRËMËNGJES dhe me Shirokën e rilindur që sapo ka rrokur një çmim nga Loop Design Awards, për imazhin unik, hapësirën publike dhe peizazhin natyror mes 650 projekteve nga 50 vende të botës, ju uroj të diel të mbarë
Qilimi spektakolar në shëtitoren e Shirokës është krijuar me konceptin e një dhome tradicionale shqiptare, ODA. Në garë ishin 650 projekte nga 50 shtete mirëpo qilimi në Shirokë mundi ta rrëmbente.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është shkaku kryesor i konfliktit mes shqiptari...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirë...
TIRANË– Lefterie Dhima, nëna e sportistit dhe peshëngritësit Pirro Dhima, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ajo u gjet e pajetë pranë bane...