Aktualitet

E RËNDË në Tiranë! 26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën nga Gana, më pas hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes në ve

2 Tetor 2021, 16:28 Nga DOSJA
E RËNDË në Tiranë! 26-vjeçari qëllon me

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën gjatë pasdites së sotme, duke shënuar dy viktima. Klinton Pira, 26 vjeç, gjatë një sherri të çastit qëlloi me thikë të dashurën e tij nga Gana me nënshtetësi franceze. E plagosur rëndë, por ende gjallë, Jawsackie Jaboah ka dalë nga banesa që kishin marrë të dy me qera për të kërkuar ndihmë nga fqinjët.

I mbetur vetëm brenda në banesë, 26-vjeçari shqiptar ka vendosur që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë, e si pasojë e impaktit ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë 31-vjeçarja e huaj është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, por nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra me thikë nga i ndjeri. Mësohet se e reja kishte vetëm pak orë që kishte ardhur në Shqipëri për të takuar të dashurin e saj, ndërsa i riu nga Dibra prej një muaji qëndronte në Shqipëri.

Ndërkohë që hetimet kanë nisur, ende nuk dihet se përse ka nisur sherri mes çiftit dhe arsyen se përse 26-vjeçari qëlloi të renë nga Gana. Paraprakisht dyshohet për mosmarrëveshje pasi i riu kishte vendosur që të martohej për letra me të renë nga Gana, e cila kishte nënshtetësi franceze, por shkaku i vërtetë pritet që të zbardhet nga hetimet. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jawsackie jaboah klinton pira tirane vdekja e ciftit ne tirane vetevritet klinton pira vritet jawsackie jaboah jawsackie jaboah klinton pira tirane vdekja e ciftit ne tirane vetevritet klinton pira vritet jawsackie jaboah

Sondazh

Poll