Aktualitet

‘Droga fshihej në vende të pazakonta’, policia italiane ‘gërmon’ në muret e banesave, 4 shqiptarët lihen në burg,

3 Tetor 2021, 06:42 Nga DOSJA
‘Droga fshihej në vende të pazakonta’, policia italiane

ITALI– Pamjet nga operacioni policor i koduar ‘Illyricum’, aty ku u arrestuan 4 shqiptarë janë bërë publike nga mediat italiane. Siç Dosja.al raportoi ditën e djeshme, policia italiane e quante këtë bandë të rrezikshme pasi drogën e fshihnin në vende të pazakonta. Në video dallohet që karabinierët zbulojnë sasinë e drogës në një vrimë jashtë shtëpisë.

Në pranga kanë përfunduar Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta. Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë euro në muaj.

Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapen shqiptaret ne itali kapen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll