Aktualitet

Pirro Dhima i jep lamtumirën e fundit nënës, shpërthen në lot pranë varrit

2 Tetor 2021, 11:37 Nga DOSJA
Pirro Dhima i jep lamtumirën e fundit nënës, shpërthen

TIRANË– Lefterie Dhima, nëna e sportistit dhe peshëngritësit Pirro Dhima, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ajo u gjet e pajetë pranë banesës së saj, 3 ditë pasi kishte ndërruar jetë. Pranë varrit të nënës shihet të shpërthejë në lot, Pirro Dhima, i cili u kthye nga Amerika për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Në videon e ‘Faxnews’ shihen të gjithë personat që ishin prezentë në ceremoninë e varrimit, disa me maska e disa jo.

Pirro Dhima është shprehur se nënën nuk e ka braktisur kurrë. Të afërm të familjes shprehen se 75-vjeçarja ishte e sëmurë se se së fundmi kishte kryer dhe vaksinën.

Nëna 75-vjeçare e atletit Pirro Dhima, Lefteria u gjet pa jetë pranë banesës së saj nga fqinjët. E moshuara kishte nisur që të dekompozohej pasi prej ditësh askush nuk e kishte vënë re mungesën e saj, madje as dy djemtë që prej vitesh jetonin larg. Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushtë me nënën e tij, kjo për shkak se ajo nuk kishte aprovuar martesën e tij me gazetaren më të madhe në moshë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pirro dhima pirro dhima

Sondazh

Poll