Aktualitet

“O shpirt i mamit, qysh ka ndodh?”/ Vrau partneren dhe u vetëflijua, nëna e 26-vjeçarit nuk përmbahet, shpërthe

2 Tetor 2021, 19:09 Nga DOSJA
“O shpirt i mamit, qysh ka ndodh?”/ Vrau partneren dhe u

TIRANË– Nëna e Klinton Pirës, 26-vjeçarit që qëlloi me thikë partneren e tij ganeze dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i tetë ka shkuar në vendin e ngjarjes për të parë me sytë e saj. Në një moment, ajo nuk përmbahet dot më dhe shpërthen mes lotëve, ndërsa nga të tjerët kërkon që t’i sqarojnë se si ka ndodhur e gjithë skena e vetëvrasjes të së birit.

“O joo, o shpirt i mamit, qysh ka ndodhur”?,”-dëgjohet ajo.

I riu nga Driba qëlloi 31-vjeçaren me thikë, plagë që më pas i kushtuan edhe jetën, ndërkohë që vetë vendosi që të mos përballej me drejtësinë por të hidhej nga kati i tetë i banesës që kishin marrë me qera.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË në Tiranë! 26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën nga Gana, më pas hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes në vend! 31-vjeçarja humb jetën në spital

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tirane vdekja e ciftit ne tirane tirane vdekja e ciftit ne tirane

Sondazh

Poll