Aktualitet

Braktis mjetin pas aksidentit, arrestohet 48-vjeçari në Bulqizë, policia zbulon se ishte i dehur dhe pa leje drejtimi

3 Tetor 2021, 07:13 Nga DOSJA
Braktis mjetin pas aksidentit, arrestohet 48-vjeçari në

BULQIZË– Një 48-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë dhe ka dalë nga rruga. Personi me incialet N.D, i cili ishte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, braktisi mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Policia ka mundur ta lokalizojë e më pas ta shoqërojë në komisiariat aty ku iu bënë të gjitha verfikimet e mundshme. Pasi u konstatua se ishte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, policia bëri të mundur arrestimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet nga Policia 48-vjeçari. Më datë 02.10.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin. Shtetasi N. D., është gjetur dhe shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, ku pas kryerjes së alkooltestit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l, dhe i pa paisur me leje drejtimi. Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, është bërë arrestimi i shtetasit N.D., 48 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet procedurale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne buqize arrestim ne buqize

Sondazh

Poll