Aktualitet

Vrasja makabre e 19-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti! Qytetarët në Mal të Zi dalin në protestë: Ta kapim atë përbind

3 Tetor 2021, 05:18 Nga DOSJA
Vrasja makabre e 19-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti!

MAL I ZI– Shejla Bakija është një tjetër shqiptare e cila është vrarë nga partneri i saj. Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Tuz nga ish i dashuri i saj Ilir Gjokaj në shtëpinë ku jetonte bashkë me gjyshen dhe familjen tronditi ditën e djeshme Malin e Zi. Fati tragjik i vajzës së re, ka bërë që shumë komentues të reagojnë të zemëruar në rrjetet sociale. Reagimet kanë qenë të shumta dhe qytetarët kanë thirrur protestë ditën e sotme në orën 12:00 para ndërtesës së Policisë së Tuzit.

Ndër ta është edhe modelja e njohur me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj, e cila jeton në SHBA. Modelja kërkon kapjen e autorit të ngjarjes i cili është ende në arrati.

Është e paqartë arsyeja përse 19-vjecarja ka rënë viktimë e bashkëshortit të saj.Gjithë çfarë dihet është se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve. Mesa duket problemet kanë sjellë edhe ndarjen e tyre, që autori duket se nuk e ka pritur mirë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet rajoni vrasja e shejla bakijas vrasja e shejla bakijas

Sondazh

Poll