Aktualitet

Martesa për letra me ganezen! Klinton Pira ishte kthyer nga Anglia, 3 vite më parë humbi babanë, dyshimet tek hasmëria në

2 Tetor 2021, 19:22 Nga DOSJA
Martesa për letra me ganezen! Klinton Pira ishte kthyer nga Anglia, 3 vite

TIRANË– Klinton Pira, 26 vjeç, kishte 3 vite që jetonte në Angli dhe sapo ishte kthyer gati një muaj më parë. I riu, me origjinë nga Dibra, kishte shkuar në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme, duke u martuar me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah për të siguruar edhe ai dokumentat franceze. Megjithatë duket se marrëveshja u kthye në një histori dashurie.

Burime për “Fax” bëjnë me dije se familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit.

Por 3 vite më parë, Klintoni që sapo kishte mbërritur në Britani e Madhe humbi të atin, Genci Pira u gjet i vetëvarur në zonën e Korçës. Ai ishte nisur përmes kufirit të gjelbër të kalonte në mënyrë të paligjshme pasi punonte me sezone atje, por rrugës vendosi që t’i jepte fund jetës. Klintoni e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Ai kishte ndërprerë kontaktet me shoqërinë në Tiranë por edhe me ata që e ndihmuan apo shoqëruan drejt Anglisë.

Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, por në Polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje për shkak të një hasmërie të vjetër me një familje tjetër nga Dibra.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË në Tiranë! 26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën nga Gana, më pas hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes në vend! 31-vjeçarja humb jetën në spital

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tirane vdekja e ciftit ne tirane tirane vdekja e ciftit ne tirane

Sondazh

Poll