Sport

Kaos në ndeshjen e futbollit mes serbëve dhe shqiptarëve! Gjithçka ndërpritet prej tifozëve, shishe kokës edhe gjyqtarit

2 Tetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Kaos në ndeshjen e futbollit mes serbëve dhe shqiptarëve!

GJERMANI– Edhe pse një ndeshje futbolli mes një ekipi që përfaqëson Serbinë kundër njëri nga Kosova duket e paimagjinueshme në ligën profesionale, në nivel amatorësh nuk ka asnjë problem. Përveç rastit më të fundit që solli edhe ndërprerjen e ndjeshjes.

Klubi i emigrantëve serbë “Tempo” dhe klubi i emigrantëve shqiptarë “Kosova” konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në ligën e shtatë të futbollit të Gjermanisë. Teksa ekipet luanin në fushë, britma nacionaliste dëgjoheshin nga tribunat, ndërsa gjyqtari, i cili është oficer policie, u godit nga një shishe që dyshohet se fluturoi nga pjesa serbe e tribunave.

Këto episode u dënuan nga të dy trajnerët, të cilët theksuan se incidenti nuk ka të bëjë me futbollin.

Trajneri i “Tempo”, Zoran Marcetiç tha se “shpirti i tij dhemb”, ndërsa kolegu Ruzdi Statovci, ia ktheu: Edhe mua më dhemb shumë shpirti.

“Ka ende disa gjëra në Ballkan që njerëzit i ngatërrojnë me politikën. Nuk ka të bëjë me politikën. Footbolli është futboll dhe asgjë tjetër,”-shtoi Statovci.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport perplasja ne ndeshjen tempo-kosova perplasja ne ndeshjen tempo-kosova

Sondazh

Poll