Sport

Zyrtare, Immobile me probleme muskulore, do t’i mungojë edhe Mancinit…

2 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Zyrtare, Immobile me probleme muskulore, do t’i mungojë edhe

ITALI – Stafi mjekësor i Lacios, raporton se sulmuesi Ciro Immobile ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në një muskul të kofshës së djathtë, gjatë ndeshjes së fundit të Europa League.

Ai iu nënshtrua menjëherë kontrollit shëndetësor dhe trajtimit të nevojshëm. Në ditët e ardhshme do të kryhet edhe monitorimi klinik dhe instrumental për të përcaktuar kohën e rifillimit të aktivitetit”.

Kjo është deklarata nga klubi kryeqytetas, që hedh dritë mbi dëmtimin e bombarduesit ‘bardhekaltër”, i dëmtuar në ndeshjen e Europa League kundër Lokomotiv Moskës të enjten në mbrëmje.

Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës, në transfertë ndaj me Bologna, por do të mungojë edhe në grumbullimin e kombëtares së Italisë. Fatmirësisht është një dëmtim jo i rëndë.

Ciro, gjatë pushimit, do të përpiqet të riaftësohet dhe të kthehet në fushë për ndeshjen e 16 tetorit, ndaj Interit të Simone Inzaghi. Në “Dall’Ara”, trajneri Sarri me gjasa do të aktivizojë Vedat Muriqin që nga minuta e parë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ciro immobile europa league kundër lokomotiv moskës interit të simone inzaghi shkallës së ulët në një muskul të kofshës së djathtë trajneri sarri vedat muriqin ciro immobile europa league kundër lokomotiv moskës interit të simone inzaghi shkallës së ulët në një muskul të kofshës së djathtë trajneri sarri vedat muriqin

Sondazh

Poll