Politike

VIDEO- Rama në Abu Dhabi: Shqipëria pret të bëhet eksportuese neto e energjisë. Qasje globale për problemet globale, solid

1 Tetor 2021, 21:11 Nga DOSJA
VIDEO- Rama në Abu Dhabi: Shqipëria pret të bëhet

ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në Abu Dhabi ku dhe mbërriti pasditen e kaluar, pasi ishte ftuar në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare. Fillimisht, i ari bëri një postim shefi i diplomacisë së Evropës, Joseph Borrell, i cili bëri me dije se kishte diskutuar me Ramën rreth zgjerimit, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës dhe besueshmërinë e BE-së. Përmes të njëjtave foto, Rama theksoi se ata folën edhe për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng Shqipëria.

Gjatë vizitës Rama ka takuar edhe sheikun Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit. Në takim sipas kryeministrit është diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut. Rama takoi edhe Thierry de Montbrial, Shefin Ekzekutiv të Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “Ëorld Policy Conference”.

Vetë Rama mbajti edhe fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi ku bëri thirrje për qasje globale ndaj problemeve globale si pandemia, terrorizmi, ngrohja globale dhe furnizimi me ujë. Kreu I qeverisë tha se vendi ynë është i ndëruar që do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB dhe se Shqipëria beson e angazhimi i thellë është i nevojshëm për paqen dhe sigurinë.  Rama shtoi se qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike dhe se brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek ndihma që Emiratet e Bashkuara i ofruan Shqipërisë pas tërMetit targjik të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe tha se aty panë solidaritetin e atij vendi. Përsa i përket strehimit të afganëve në Shqipëri, Rama tha se qeveria shqiptare mori përsipër që tu hapë derën duke kujtuar se para 30 vitesh ishin shqiptarët ata që kërkonin strehë në italia. Konferenca e Politikave Botërore do të zgjasë deri më 3 tetor. Kjo konferencë bën bashkë personalitete nga pesë kontinente siç janë gazetarët, ekonomistët apo udhëheqësit politikë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama ne abu dhabi rama ne konferencen e politikave nderkombetare rama ne abu dhabi rama ne konferencen e politikave nderkombetare

Sondazh

Poll