Politike

“Mos bëj asgjë se do i kemi punët keq”, Berisha tregon ç’ndodhi me numërimin e votave kur kandidoi Basha për kryetar

1 Tetor 2021, 17:06 Nga DOSJA
“Mos bëj asgjë se do i kemi punët keq”, Berisha

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer përpara demokratëve se çfarë ka ndodhur me votat kur kryedemokrati Lulzim Basha kandidonte për kryetar bashkie. I pranishëm në Shkodër, Berisha tha se kur doli problemi i votave të keqhedhura, kur hidhen në kutitë e gabuara, Basha kishte thënë se do rrethonte komisionin.

Por, ish-kryeministri tha se e kishte ndaluar dhe i kishte thënë se nuk do bënte asgjë, pasi gjithçka do zgjidhej siç duhej.

“Kam qëndruar kundër korrupsionit dhe nuk kam ndërhyrë në probleme të brendshme të PD-së. ndoshta po të kisha ndërhyrë nuk do të ishim kështu siç jemi sot. Çfarë kërkon Berisha? Më datë 20 maj do tu rrëfej një gjë shumë të veçantë. Më shpallën non-grata për problemet që i njoh mirë, kam pasur përplasje të jashtëzakonshme me multimiliarderin George Soros, mendova me veten time, pse ma bënë këtë mua. Unë në 8 vite nuk kam mbrojtur një interes familjar apo personal. Lulzim Basha peng mori një vendim që asgjësoi pluralizmin. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka së bashku, së pari që ju të zgjidhni njerëzit që besoni më shumë. Që vota juaj të numërohet në dritën e diellit, askush të mos lozë me të. Kur Lulzim Basha kandidoi për kryetar bashkie, doli problemi për votat e keqhedhura. Në çdo kod kombëtar quhen të vlefshme dhe filluam numërimin. E rrethoi komisionin, do bëj këtë e do bëj atë tha. Asgjë mos i bëj i thashë se do i kemi punët keq. Më erdhi një përfaqësi e lartë, më tha të ndërpres votimin. Zotëri i nderuar i thashë, kur shqiptarët të mos numërojnë votën e tyre, ta hedhim në lanë demokracinë, s’ja lejoj këtë turp vendit tim. Votat u numëruan me 5 kamera. Lumenjtë e gënjeshtrave të Edi Ramës do i shkrijmë si brymën para diellit. Do të ngjallim shpresë në çdo zemër dhe vatër shqiptare. Por kjo kërkon nga të gjithë që t’i themi vetes çdo ditë: të ndryshojë, të ndryshojë, të ndryshojë. Fillimi ynë i ri është rruga drejt fitores,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë ndryshim kushtetues s’do bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD-së

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha ne shkoder aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 18:00

SHKODËR– Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demo...