Politike

Fatos Klosi i përgjigjet Berishës për ‘qesen e zezë’: Hera e parë që e dëgjoj këtë histori, merru me familjen tënd

1 Tetor 2021, 20:35 Nga DOSJA
Fatos Klosi i përgjigjet Berishës për ‘qesen e

TIRANË– Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi sot nga Shkodra se e kishte footgrafuar në vitin 2001 duke i dhënë një qese të zezë një vëzhguesi. Në një prononcim për Gazetën Tema, Klosi tha se kjo është një histori qesharake dhe se ishte hera e parë që e dëgjonte.

Klosi shtoi se Berisha do të duhej të merrej me familjen e tij pasi ka një problem të madh.

“Sikur nuk ja vlen gjithë kjo rëndësi, është një gënjeshtër e madhe kjo dihet. Berisha e ka zakon që në raste kur është në situatë të rrezikshme merret me mua dhe më ngjesh akuza e ngjarje të tmerrshme. Por kjo është thjesht qesharake. Nuk mund të jem unë shtegu që ai të gjej shpëtimin politik. Sot Saliu ka një problem të madh, madje shumë të madh së bashku me familjen e tij. Do të ishte më e udhës të merret me të,”- tha Klosi

I pyetur dhe nga AbcNews, Klosi tha se gjithë problemi i Berishës është që të gjejë argumente që Partia Socialiste ka blerë vota dhe përmend emrin e tij pasi mbase besohet që institucioni që ai ka drejtuar e ka më të lehtë të shpërndajë para.

“Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa muajsh, kjo është hera e parë që e dëgjoj këtë histori, çantën me lekë. Nuk ka gjë me mua, gjithë problemi është që të gjejë argumente që PS ka blerë vota dhe përmend emrin tim që mbase besohet që SHIK-u e ka më kollaj për të ndarë lekë. Janë gënjeshtra. Ai ka dalë në komision parlamentar dhe ka gënjyer nga fillimi në fund. Kjo histori është hera e parë që e dëgjoj, është nga këto të reja,”- shton Klosi.

I ndodhur sot në Shkodër, Berisha tha se në vitin 2001 një demokrat ka fotografuar Klosin duke i dhënë një qese një vëzhguesi. Berisha tha se me atë foto ia doli që të vendoste sanksione ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos klosi sali berisha fatos klosi sali berisha

Sondazh

Poll