Politike

Ish-kryeministri: Nuk ka të Berishës e të Bashës, jemi të gjithë demokratë…do bëhemi Opozita e vërtetë

1 Tetor 2021, 16:49 Nga DOSJA
Ish-kryeministri: Nuk ka të Berishës e të Bashës, jemi

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se demokratët duhet të bashkohen, për të krijuar një lëëvizje e për tu bërë opozita e vërtetë.

I pranishëm në Shkodër, në takimin e pestë që po mban në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit nga Partia Demokratike, Berisha tha se demokratët do të bashkohen për të ngritur Partinë Demokratike në lartësinë e idealeve të tyre.

Ish-kryeministri tha se nuk ka demokratët të Berishës e të Bashës, por vetëm demokratë që besojnë në liri dhe që i bashkon vota.

“Ai s’ka guxim të mbledhë Kuvendin, thotë nuk e mbledh. Nga e morëm këtë, e gjetëm personazh nga Franz Kafka? Edhe në diktaturë procedurat ndiqeshin me radhë, ky thotë nuk ndjek asgjë. Dua tu bëj thirrje çdo demorkati që të arsyetojë mbi këtë bazë. Ne duhet të bashkohemi nëse duam që të diskutojmë e ekzistojmë. Pas katër humbjeve, PD-ja duhej shkrirë sepse nuk fiton kurrë në këtë drejtim. Atëherë të dalë një forcë e vërtetë e të fitojë. Opozita e vërtetë do jemi ne, PD-ja do kthehet e fortë. Ne kemi ndërmarrë foltoren e synojmë bashkimin. Kam kënaqësinë që kam këtu demokratë që kontribuan në qeverisjen e Partisë Demokratike. Kurrë Shqipëria në 8 vite nuk ka ndryshuar saç ndryshoi në vitet e qeverisjes së PD-së. Në vitet e fundit është shkelmuar djersa e demokratëve. Ne do bashkohemi e do ngremë Partinë Demokratike në lartësinë e idealeve tuaja. S’duhet të pranojmë në asnjë mënyrë që jemi të Berishës apo të Bashës, ne jemi demokratë që besojnë lirinë. Vota na bashkon,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë ndryshim kushtetues s’do bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD-së

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 18:00

SHKODËR– Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demo...