Politike

Gara në PD, Berisha: Basha fitoi përballë Olldashit sepse ishte kryebashkiak i Tiranës, gabimi im ishte që mbështeta publi

1 Tetor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Gara në PD, Berisha: Basha fitoi përballë Olldashit sepse ishte

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se garën përballë të ndjerit Sokol Olldashi, kryedemokrati Lulzim Basha e fitoi sepse ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. I pranishëm në Shkodër, në takimin e pestë që zhvilloi në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha tha se Bashën në PD nuk e ka sjellë ai.

Ai shtoi se natën që hapi garën, të vetmit që kishin shkuar në Partinë Demokratike ishin Olldashi dhe Basha.

“Ne ose duhet t’i ktheheshim interesit shqiptar ose nuk meritonim. Ndaj dhe shpalla më 22 dhjetor se ylli polar do të jetë çështja kombëtare. Çfarë ndodhi? Natyrisht në këto vite jam përpjekur që të qëlloj, isha një deputet i thjeshtë. Vetëm për Ballkanin e Hapur kam marrë shumë mesazhe. Më thonin, aman mor burrë thuaj atij të flasë se na mbytën komunistët, thonë vetëm Basha nuk flet. Çfarë kemi ne që t’i lëpihemi njëri-tjetrit. Kam një filozofi kjo parti. Kjo parti u gjet në një moment të paimagjinueshëm kur iu kërkua që një anëtar i saj apo një ish-themelues të mos hyjë në parlament. Kryetari shkelmoi sovranitetin e partisë. Përpjekja për të mbrojtur sovranitetin është e pandashme nga përpjekja për të mbrojtur dinjitetin. Tani do të kthehem tek çështja…e vërteta është që Bashën nuk e kam sjellë unë, unë dhashë dorëheqjen. Humba zgjedhjet dhe i thashë vetes time, shqiptarët zgjodhën një tjetër kontratë. Atë verë pas 26 qershorit janë paraqitur vetëm dy vetë, kam hapur garën dhe nuk i kam kërkuar që të vijë asnjë. Vetëm Basha dhe Sokol Olldashi garuan. Ai fitoi garën sepse ishte edhe kryebashkiak i Tiranës. Por ku qëndron përgjegjësia ime? Sepse i dhashë mbështetje publike, ky ishte gabimi im. Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë ndryshim kushtetues s’do bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD-së

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 18:00

SHKODËR– Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demo...