Politike

Ndryshimet kushtetuese, Berisha: Hiqni dorë! S’mund të bëni asnjë akt pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i Partis

1 Tetor 2021, 16:30 Nga DOSJA
Ndryshimet kushtetuese, Berisha: Hiqni dorë! S’mund të bëni

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të heqë dorë nga marrëveshjet që mund të bëjë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet kushtetuese.

I pranishëm në Shkodër, aty ku zhvilloi takimin e tij të pestë në kuadër të turit që ka nisur për përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha tha prerë se asnjë akt s’mund të ndërmerret pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Ta themi haptas këtu, Opozita në këto tetë vite ka kaluar nga dështimi në dështim. Nëse ai mori mandatin e tretë, përgjegjësitë e padiskutueshme bien mbi PD-në dhe Opozitën shqiptare, nuk qe e zonja të bënte asgjë në tetë vite. Kemi dëgjuar në këto kohë që po bëjmë ndryshime kushtetuese, këto e ato. Më thoni pak, nga cila marrëveshje ka dalë e fituar PD-ja? Nga asnjëra. Të gjitha këto i ka fituar Rama. Dua tu them hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Asnjë akt s’mund të bëni. PD ka forume politike,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë ndryshim kushtetues s’do bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD-së

(f.m/dosja.l)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 18:00

SHKODËR– Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demo...