Politike

“Po e hape gojën, të nxorra fotot”, Berisha tregon si e kapi demokrati Fatos Klosin me vëzhguesin në vitin 2001,

1 Tetor 2021, 18:49 Nga DOSJA
“Po e hape gojën, të nxorra fotot”, Berisha tregon si e

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer se si ka arritur që të vendosë sanksione ndaj paraardhësit të tij Fatos Nano në vitin 2001. I pranishëm në Shkodër, në takimin e tij të pestë në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha tregoi se një demokrat kishte fotografuar Fatos klosin në një lokal duke dorëzuar një qese.

Sipas Berishës, kjo qesja do i jepej një vëzhguesi. Ai shtoi se i kishte dërguar mesazh dhe i kishte thënë që të mos hapte gojën, e se nëpërmjet kësaj fotoje, arritën që Parlamenti Evropian të thoshte se ai shqiptar nuk shprehte vullnetin e popullit e të viheshin sanksione ndaj Nanos.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi. Edhe unë i çoj fjalë, i them: Ore ti  agjent i Klosit, ore i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje ta dish mirë që të gjitha fotot do të dalin. Në fakt po. Dhe ndërmorëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar me dokumenta. Çfarë arritëm? Arritëm që Parlamenti Europian të shprehej se Parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. U vunë sanksione ndaj Fatos Nanos,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë ndryshim kushtetues s’do bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD-së

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes berisha ne shkoder foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes berisha ne shkoder foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 18:00

SHKODËR– Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demo...