Politike

Skandali i patronazhistëve, Berisha tregon rastin e motrave të një deputeti: S’të votojmë dot vëlla se na filmojnë e na

1 Tetor 2021, 16:35 Nga DOSJA
Skandali i patronazhistëve, Berisha tregon rastin e motrave të

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se skandali me patronazhistët ka ardhur për të zëvendësuar skllavo-pronaritetin që ekzistonte më herët. I pranishëm në Shkodër, në vendin ku mbajti takimin e tij të pestë në kuadër të nismës që ka nisur pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha u ndal edhe tek patronazhistët.

Ai tregoi se dy motra të një deputeti i kishin thënë të vëllait se nuk e votonin dot, pasi kishin frikë se u filmonin votën dhe i hiqnin nga puna.

“Në sondazhe dilte që vetëm 19% e votuesve kanë votuar për kryetarin e partisë. Më erdhi njëri, njeri shumë i afërt në darkë dhe i tregova videon dhe i thashë. Shikoje, vetëm këto janë votat e kryetarit, mos e boshtëzoni fushatën tek ai sepse është lider i thyer. Pas kësaj zotëria deklaroi masakrën zgjedhore. E thirra dhe i thashë shiko. U përdorën patronazhistët për herë të parë. Kujt i kujtohet këtu një film në Amerikën Latine me një mësuese, ku në një proces elektoral vranë edhe mësuesen. Patronazhistët ishin sistemi që erdhi pas skllavo-pronarëve. Të njëjtën gjë bënte edhe sigurimi i Shtetit dhe fillonte procesin kundër atij që nuk votonte. E tregova në Durrës po jua them edhe ju. Motrat e një deputeti i thanë vëllait nuk të votojmë dot sepse na filmojnë votën e na heqin nga puna. Edi Rama na vodhi votën, pengu i tij na tradhëtoi,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë ndryshim kushtetues s’do bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD-së

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 18:00

SHKODËR– Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demo...