Politike

‘Zhurmë’ në Shkodër, zonja pret t’i bëjë dhuratën Berishës, shkodranët ngrihen në këmbë, gruaja: Jam juriste, k

1 Tetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
‘Zhurmë’ në Shkodër, zonja pret t’i

SHKODËR– Një grua ka mbetur pezull në Shkodër pasi ka dashur që t’i bëjë një dhuratë ish-kryeministrit Sali Berisha, por turma nuk e ka lënë. E pranishme në takimin e sotëm në Shkodër, gruaja priste të merrte fjalën për të bërë dhe dhuratën, por të tjerët u ngritën në këmbë duke shkaktuar dhe zhurmë.

Pas këmbënguljeve të shumta nga ana e stafit të Berishës, gruaja e bëri dhuratën dhe arriti të flsite.

“Unë zoti Berisha kam ardhur t’ju dhuroj një libër. Ju e njihni axhën tem, nëse nuk e njohin këtë, e dinë mirë se kush është. Uroj që ligji i persekucionit të jetë primar dhe ligji i pronës,”- tha zonja ndër të tjera.

Ajo shtoi më tej se është juriste me profesion dhe se në vendin tonë nuk është zbatuar asnjë ligj.

“Unë jam juriste. Ligjet në Shqipëri janë shumë të shkruara bukur por zbatimi është një zero dhe ka bishtin mbrapa. Unë kam ardhur të dhuroj një libër në emër të axhës tim. Ju kam takuar dy herë në zyrë. Uroj që ligji i persekucionit të jetë primar dhe ligji i pronave, se shumë që kam njohur këtu kanë qenë kryetar bashkish. Nuk kam frikë asnjë! Nuk kanë zbatuar asnjë ligj, por i kemi pronat të gjitha të zëna. Këto duhet të jenë parimet e demokracisë dhe parimet e Partisë Demokratike,”- tha gruaja.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë ndryshim kushtetues s’do bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar të PD-së

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 18:00

SHKODËR– Stela Karafili, një nga të pranishmet në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ka bërë që salla të trazohet. Në radhë me demo...