Politike

VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen njerëzit. Çdo bisedë me të e kam regjistruar. Asnjë n

1 Tetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
VIDEO- Berisha kundër komisionit hetimor: Ish-kryetari Basha gënjen

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka dalë kudër Komisionit Hetimor, për të cilin kryedemokrati Lulzim Basha ka depozituar një kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë. Me në krye Enkelejd Alibejan, Basha kërkon që të hetojë zgjedhjet e 25 prillit që i konsideron masakër zgjedhore, por për Berishën ky është një mashtrim. Ish-kryeministri tha se Basha duhet tu ishte drejtuar organeve ndërkombëtare e jo të merrej me këto lojëra kur nuk kishte mundur të vërtetonte dot vjedhjen e zgjedhjeve.

Lideri historik i selisë blu tha gjithashtu prerë se kryedemokrai Lulzim Basha nuk duhet të guxojë të bëjë asnjë marrëveshje për ndryshime kushtetuese me kryeministrin Edi Rama. Nga salla e Kinema Millenium, Berisha tha se asnjë akt-marrëveshje nuk mund të ndërmerret pa miratimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.  

Berisha tha se ai dhe demokratët do të bëhen Opozita e re e këtij vendi dhe se me anë të votës do t’i kthejnë Partisë Demokratike lirinë e munguar. Ai shtoi se do të vendosen edhe sanksione në Partinë Demokratike që kushtëzojnë kryetarin. Berisha përmendi vetëm dy prej tyre dhe tha se kryetari i një partie duhet të largohet në mënyrë automatike kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe se nëse humbet zgjedhjet lokale, do të duhet t’i nënshtrohet votëbesimit.

Gjithashtu, për kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha tha se çdo bisedëm e të e ka të regjistruar, duke treguar “IPAD”-in që mbante në dorë. Ai tha se kryedemokrati nuk po pyet më për forumet e anëtarësinë e partisë dhe në këtë mënyrë po e asgjëson PD-në. Sipas Berishës, pluralizmi në vendin tonë nuk ka qenë kurrë në gijotinë, siç është sot. Ish-kryeministri rrëfeu dhe një histori përpara demokratëve të Shkodrës se çfarë kishte ndodhur me votat kur kryedemokrati Lulzim Basha kandidonte për kryetar bashkie. Berisha tha se kur doli problemi i votave të keqhedhura, kur hidhen në kutitë e gabuara, Basha kishte thënë se do rrethonte komisionin. Por, ish-kryeministri tha se e kishte ndaluar dhe i kishte thënë se nuk do bënte asgjë, pasi gjithçka do zgjidhej siç duhej.

Berisha u ndal edhe tek patronazhistët. Ai e konsideroi një skandal atë që ndodhi në Shqipëri para zgjedhjeve të 25 prillit dhe tregoi historinë e dy motrave të një deputeti. Sipas Berishës, të dyja i kishin thënë të vëllait se nuk e votonin dot, pasi kishin frikë se u filmonin votën dhe i hiqnin nga puna. Ai u kthye disa vite pas dhe rrëfeu se si ka arritur që të vendosë sanksione ndaj paraardhësit të tij Fatos Nano në vitin 2001. I pranishëm në Shkodër, Berisha tregoi se një demokrat kishte fotografuar Fatos Klosin në një lokal duke dorëzuar një qese. Sipas Berishës, kjo qesja do i jepej një vëzhguesi. Ai shtoi se i kishte dërguar mesazh dhe i kishte thënë që të mos hapte gojën, e se nëpërmjet kësaj fotoje, arritën që Parlamenti Evropian të thoshte se ai shqiptar nuk shprehte vullnetin e popullit e të viheshin sanksione ndaj Nanos.

Ish-kryeministri Berisha e ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur” si nismën e sherreve për Ballkanin. Berisha tha se Bashkimi Evropian nuk e do Shqipërinë pas këtyre sherreve që mund të nisin dhe se kanë të drejtë për këtë gjë. Nisma “Open Balkan”, sipas Berishës është bërë me urdhër të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për t’ju kundërvënë Procesit të Berlinit.

Takimi i sotëm ishte i pesti që Berisha ka mbajtur në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Flamur Noka, Klevis Balliu, Aldo Bumçi e Gent Strazimiri.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll