Politike

Nisma e Bashës për Komision Hetimor, Berisha: Furça ndaj Ramës, po gënjen njerëzit

1 Tetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Nisma e Bashës për Komision Hetimor, Berisha: Furça ndaj

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një mashtrim për qytetarët komisionin hetimor që kryedemokrati Lulzim Basha kërkon të ngrejë për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit, që i ka konsideruar një masakër.

I pranishëm në takimin e tij të pestë me demokratët, Berisha tha se Basha duhet të kishte shkuar tek institucionet ndërkombëtare e të kërkonte të drejtën, jo të mashtrojë qytetarët në këtë formë.

“Ky s’ka arritur asgjë, zero. Tani del e na thotë do krijojmë komision hetimor. Për çfarë? Për të gënjyer njerëzit. Këto janë vetëm furça për Ramën. Është tradhëti ndaj jush e ndaj shqiptarëve. Ti duhet të kishte shkuar në ODIHR e Europë dhe të thoni që ai po vjedh votat, ja ç’po bën,”- tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes berisha ne shkoder foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes berisha ne shkoder foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll