Politike

Sali Berisha: Ish-kryetari Basha nuk pyet për forume. Po asgjëson PD-në, peng i narko-kryetarit Rama

1 Tetor 2021, 16:43 Nga DOSJA
Sali Berisha: Ish-kryetari Basha nuk pyet për forume. Po asgjëson

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur sërish ish-kryetar kryedemokratin Lulzim Basha. I pranishëm në Shkodër, në takimin e tij të pestë në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha tha se pluralizmi në vendin tonë nuk ka qenë kurrë në gijotinë, siç është sot.

Berisha shtoi se Basha nuk po pyet më për forumet e anëtarësinë e partisë dhe në këtë mënyrë po e asgjëson PD-në.

“Pluralizmi nuk ka qenë kurrë në gijotinë siç ka qenë kësaj here. Pluralizmi politik bazohet në organizata demokratike e nisma demokratike, ndryshe janë fasada e satelite të partisë shtet. Ku jemi ne sot? Partia që përmbysi komunizmin, që transformoi Shqipërinë ka në krye një ish-kryetar që deklaron se nuk pyes për forumet e partisë, për anëtarësinë e partisë, nuk shkon për të votuar propozimin e tij në Këshill Kombëtar sipas statutit, nuk lejoj që të mblidhet Kuvendi, nuk njoh referendumin, de fakto është agjësimi i PD. Shqipëria ka një narko-kryetar që ëshë Rama dhe një peng që është Basha,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes folltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder aksioni i berishes folltorja per pd sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll