Politike

Pas Shkodrës, Berisha zgjedh destinacionin e radhës për të mbajtur “Foltoren për PD-në”, Gjirokastrën

1 Tetor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Pas Shkodrës, Berisha zgjedh destinacionin e radhës për të

GJIROKASTËR- Qyteti i radhës ku do të mbahet “Foltorja për PD-në” është Gjirokastra. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë, gazetarja Mariela Shkurta e cila ishte krah ish-kryeministrit Sali Berisha në përfundim të takimit në Shkodër.

Shihemi në foltoren e radhës në Gjirokastër,” tha Shkurta.

Data e takimit më qytetarët dhe demokratët e qytetit të gurtë ende nuk është bërë publike, ndërkohë që gjatë takimit të sotëm, Berisha nga Kimena Milenium u bëri thirrje demokratëve të jenë të bashkuar.

Takimi i sotëm ishte i pesti që Berisha ka mbajtur në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll