Aktualitet

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, kapet në Itali i shumëkërkuari (Emri+Skeda)

18 Shkurt 2019, 16:01 Nga DOSJA
I dënuar në Shqipëri për trafik droge, kapet në Itali i

ITALI– Një 29-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë italine. Vladi Sinani u arrestua në zonën e Casertano-s, për t’u ekstraduar më pas për në Shqipëri. Pas ekstradimit, shqiptari do të vuajë dënimin prej 4 vitesh e 8 muaj burg.

Po kush është Vladi Sinani?

Më 12 dhjetor 2015, Policia e Dibrës arrestoi 5 persona dhe shpalli në kërkim një tjetër për trafik të lëndëve narkotike. Ndër të arrestuarit ishte edhe Sinani. Grupi shpërndante drogë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë operacionit të koduar “Transportuesi” u gjetën dhe sekuestruan rreth 1 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri tip Pistoletë, 6 telefona celular të markave të ndryshme si dhe një automjet tip Ford me targa AA 245 IE. 

Edhe pse i arrestuar në vitin 2015 ende nuk dihet se si shqiptari përfundoi në Itali.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet casertano ekstradohet shqiptari itali operacioni “transportuesi” vladi sinani casertano ekstradohet shqiptari itali operacioni “transportuesi” vladi sinani

Sondazh

Poll