Aktualitet

Djegia e mandateve të opozitës/ Lubonja: Rama, e keqja më e madhe rrethoni Prokurorinë

18 Shkurt 2019, 18:16 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës/ Lubonja: Rama, e keqja më e madhe

Tiranë- Analisti i njohur Fatos Lubonja, u shpreh se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, ndërsa shton se përveç djegies së mandateve ka edhe një rrugë tjetër.

I ftuar në studion e televizionit News24, analisti Fatos Lubonja u shpreh se rrethimi i Prokurorisë deri në marrjen e një vendimi është rruga tjetër.

“E keqja kryesore e këtij vendi është Rama, ai i poshtëron çdo ditë, ju thotë deputetëve të opozitës se janë qenë që lehin, pra për të je i vrarë, i papërfillur. Në këtë situatë jemi përballë të panjohurave, ndaj unë shkoj në prokurori dhe ju rrethoj zyrat, se i kanë provat për vjedhjen e votave në zgjedhje. Çfarë ndodh në botë? Në një rast të tillë kryeministrit i hapet një proces për vjedhje votash dhe le të thotë ky pastaj Dako do zgjidhet prapë se këto të përgjimeve janë veç llafe. Unë rrethoj Prokurorinë dhe nuk e lë këtë të dalë pa e marrë një vendim. S’ka nevojë fare të reflektojë Rama, shkoj atje e rrethoj Prokurorinë”, u shpreh Fatos Lubonja.

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë vendosur pas mbledhjes së grupeve përkatëse parlamentare, se djegia e mandateve është rruga e vetme për përballjen me qeverinë. (Lexo dhe këtu) Sipas tyre, ky vendim vjen i diktuar nga qytetarët me pjesëmarrjen e tyre në protestën e 16 shkurtit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve te opozites edi rama fatos lubonja prokuroria djegia e mandateve te opozites edi rama fatos lubonja prokuroria

Sondazh

Poll