Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dyshohej se u qëllua nga i biri, autopsia nxjerr detaje të reja për 48 vjeçarin

18 Shkurt 2019, 15:36 Nga DOSJA
Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dyshohej se u qëllua nga i biri,

GREQI– Dalin detaje të reja nga vrasja e 48 vjeçarit shqiptar ditën e djeshme në qytetin e Selanikut.(Lexo këtu)

Sipas raportimit të medieve greke, deri më tani rezultonte se shqiptari kishte gjetur vdekjen, pasi ishte goditur nga i biri, por autopsia, ka nxjerrë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje, duke lehtësuar rrethanat e 20-vjeçarit.

Djali ka rrëfyer në polici se dhunohej shpesh nga i ati dhe se ditën kur ai vdiq mes tyre kishte pasur një sherr. Por për mjekun ligjor, i cili bëri autopsinë goditjet nuk e justifikojnë vdekjen. Sipas tij, 45-vjeçari ka ndërruar jetë, pasi i ka pushuar zemra.

Ndërsa, të mërkurën pritet që djali i viktimës të dalë para prokurorisë për shfajësimin, pasi deri tani akuzohet për “vrasje me paramendim”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 48 vjecari shqiptar ne selanik autopsia vrasje ne greqi vritet shqiptari 48 vjecari shqiptar ne selanik autopsia vrasje ne greqi vritet shqiptari

Sondazh

Poll