Aktualitet

Pas PD-së edhe LSI djeg mandatet, Kryemadhi: Rruga e vetme janë zgjedhjet e parakohshme

18 Shkurt 2019, 17:20 Nga DOSJA
Pas PD-së edhe LSI djeg mandatet, Kryemadhi: Rruga e vetme janë

Tiranë – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Ajo u shpreh se në kushtet kur drejtësia është e kapur nga maxhoranca, dhe për t’i kthyer ligjshmërinë asaj, grupi ka parë të arsyeshme djegien e mandateve.

Me shqetësimin e jashtëzakonshëm të kapjes së sistemit të drejtësisë dhe lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese.

Me bindjen se paligjshmëria e kësaj maxhorance të krijuar nga vjedhja dhe kriminalizimi i votës është burimi themelor për konfliktualitetin ekstrem politik, keqqeverisjen e thellë të vendit, të vërtetuar nga skandalet e përdistshme dhe pandëshkueshmërinë e fajtorëve; thellësisht të shqetësuar për realizimin e reformave të nevojshme për hapjen e negociatave, si dhe duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e maxhorancës para detyrimit për të realizuar reformën zgjedhore, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm në zjgedhjet e ardhme; duke vlerësuar me shumë shqetësim përkeqësimin e gjendjes ekonomike, rritjen e taksave, korrupisionit galopant shkatërrimin e besimit të qytetarëve dhe veçanërisht të rinisë; Demonstrimin e mungesës së plotë të vullnetit të maxhorancës për të rikthyer normalitetin; Duke u mbështetur plotësisht në zgjidhjen e ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie të parakohshme që do të garantojë zgjedhje të ligjshme e të ndershme të parakohëshme parlamentare, grupi parlamentar i LSI vlerëson:

Rruga e djegies së mandateve është rruga e vetme për rikthimin e ligjshmërisë.

Prandaj vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”, – tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se pas protestës së 16 shkurtit, grupi parlamentar i PD-së, vendosi që djegia e mandateve është rruga e vetme për tu përballur me qeverinë. Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, ndonëse ka patur debate është vendosur në mënyrë unanime djegia e mandateve. (Lexo këtu)

Grupi i PD, i ka dhënë mandat kryetarit Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për të marrë vendimin përfundimtar, si edhe ngritjen e një grupi pune për teknikalitetet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve te opozites lsi djeg mandatet monika kryemadhi pd djegia e mandateve te opozites lsi djeg mandatet monika kryemadhi pd

Sondazh

Poll