Politike

Salianji i përgjigjet Ramës: Juvja kur bleu ndeshjet ra nga kategoria

  • Rama: Ky Juventusi s’durohet më, kush është pas të djegë fanellat
  • Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e tij se Opozita është si skuadrat që ndodhen pas Juventusit.
    Featured image of article: Salianji i përgjigjet Ramës: Juvja kur bleu ndeshjet ra nga kategoria Deputeti i PD-së Ervin Salianji

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Ervin Salianji, i kujton Ramës, se Juventusi kur u kap me trukim dhe blerjen ndeshjes ra në serinë B. Sipas Salianjit, politika nuk është çështje topi.

    “Politika nuk është çështje topi!Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat!

    Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkruan ai.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pak më parë, Kryeministri Edi Rama krahasoi opozitën me skuadrat e Sieria A që ndodhen pas Juventusit, ndërsa u shpreh se ata që janë pas Juves të djegin fanellat. (Lexo këtu)

    (B.B/ Dosja.al)

    Shto Koment