Aktualitet

Impianti në Pezë/ Banorët e 5 fshatrave rrëzojnë për herë të dytë kryebashkiakun Veliaj  

18 Shkurt 2019, 15:53 Nga DOSJA
Impianti në Pezë/ Banorët e 5 fshatrave rrëzojnë

Banorët e 5 fshatrave që prekeshin nga ndërtimi i impiantit të Bitumit në Pezë kanë rrëzuar për herë të dytë Bashkinë e Tiranës. Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar ankesën e Bashkisë së Tiranës kundër vendimit të Gjyaktës së Sigurisë së Shkallës së Parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë avokati Altin Goxhaj i cili me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, shkruan se qytetarët e rrëzuan edhe një herë tjetër kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit kishte dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit për rrëzimin e masës së Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ishin banorët që prekeshin nga punimet e impiantit e Bitumit ata që ngritën kërkesë padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për fillimin e ndërtimit të impantit të Bitumit që do të merrej me përpunimin e asfaltit. Më datë 19 korrik Gjykata Administrative vendosi në favor të banorëve duke pezulluar punën e fabrikës për prodhimin e asfaltobetonit, që shkaktonte një dëm të konsiderueshëm në zonën përrreth.

“Sot fituam përsëri kundër lali plehrit për impiantin e helmit në Pezë Helmës. Si sot 1 vit më parë banorët e Pezë Helmës u ngritën me mijëra për të ndaluar impiantin e helmit të asfaltit vetëm 150 metra larg shkollës së fshatit mu në mes të shtëpiave, lokaleve dhe serave! Dhe ja dolën po atë ditë! Doli që ishte pa leje fare! Askush nuk u fut në burg!”- shkruan ndër rreshta Goxhaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret padi kunder veliajt erion veliaj gjykata e apelit tirane impianti i bitumit impianti ne peze banoret padi kunder veliajt erion veliaj gjykata e apelit tirane impianti i bitumit impianti ne peze

Sondazh

Poll