Sport

Kryetari i komisionit “Hat-Trick”: “Kam mbetur i befasuar nga stadiumi, është bërë një punë e shkëlqyer në të”

1 Tetor 2021, 13:37 Nga DOSJA

TIRANE – Për herë të parë në vendin tonë në mbledhjen e Komisionit “Hat-Trick” ishte i pranishëm edhe kryetari i tij, Karl-Erik Nilsson, i cili njëkohësisht është edhe zv.presidenti i UEFA-s. Në një intervistë për “Top Channel” ai tregon më tepër rreth kësaj mbledhjeje në Shqipëri.

“Ne shpesh përpiqemi t’i bëjmë mbledhjet e komisionit tonë në vende të ndryshme, kjo edhe për arsyen që të shohim vendet dhe objektet që ne kemi kontribuar me programet tona të investimit. Këtë herë vendosëm të zgjedhim Shqipërinë. Mendoj që është një gjetje shumë e mirë për komitetin tone, që të shohë me sytë e tij rezultatin e fondeve që jep”.

Në vendin tonë janë me qindra objektet e investuara nga projektet “Hat-Trick” nga rikonstruksioni i fushave deri në stadiumet e ndërtuara, si “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”, “Air Albania” apo stadiumi i Kukësit.

“Ky program ka filluar që nga viti 1992 dhe deri më tani rezultatet e tij janë shumë pozitive. Cikli i këtij program do të jetë deri në vitin 2024, por do të kemi një tjetër program “Hat-trick” pas këtij, do të kemi disa resurse që vijnë nga Gjermania për një tjetër program. Ky program është një element bazë për zhvillimin e futbollit në të 55 federatat antare tona”.

Vitin e ardhshëm në Shqipëri do të zhvillohet finalja e madhe e Conference League. A është Shqipëria gati për të pritur një aktivitet të këtij niveli europian?

“Si federata juaj, ashtu edhe stadiumi është gati. Kam mbetur i befasuar nga stadiumi, është bërë një punë e shkëlqyer në të. Jam i sigurtë që aty do të zhvillohet një aktivitet shumë i mirë vitin tjetër në atë finale. Administrimi i këtij impianti ishte mjaft i mirë, kur e vizitova ndjeva një energji pozitive dhe kuptova që në vendin tuaj ka një energji shumë të madhe në punën që po bëhet sot dhe që jam i sigurtë se do të jetë edhe në të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league karl-erik nilsson top channel zv.presidenti i uefa-s conference league karl-erik nilsson top channel zv.presidenti i uefa-s

Sondazh

Poll