Sport

Krimineli i luftës tatu, UEFA përjashton futbollistin nga garat europiane…

1 Tetor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Krimineli i luftës tatu, UEFA përjashton futbollistin nga garat

ZVICER – Futbollisti Ognjen Vranjes, dy vite më pare kishte bërë një tatuazh në krah me fytyrën e kriminelit serb, Momcilo Cujic. Për këtë veprim të tij, ai është përjashtuar edhe nga kombëtarja e Bosnjë-Hercegovinës.

Aktualisht, Vranjes luan në skuadrën greke të AEK-ut dhe tatuazhin me çetnikun dhe kriminelin e Luftës së Dytë Botërore ende e ka në krah, madje e demonstron me krenari. Në këto kushte, UEFA e ka njoftuar futbollistin, se me atë tatuazh ai nuk mund të luajë në garat dhe Kupat Europiane.

Krimineli Momcilo Cujic, me bandat e tij çetnike, ka kryer maskara të mëdha në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport greke të aek-ut kombëtarja e bosnjë-hercegovinës kriminelit serb momcilo cujic ognjen vranjes uefa greke të aek-ut kombëtarja e bosnjë-hercegovinës kriminelit serb momcilo cujic ognjen vranjes uefa

Sondazh

Poll