Sport

EUROPA LEAGUE/ Strakosha këtë herë nuk bën gafë! Lazio “fluturon”, goli i Uzunit nuk mjafton ndaj Real Betis

30 Shtator 2021, 21:14 Nga DOSJA

EUROPË– Myrto Uzuni shënon në Europa League, por goli i sulmuesit nuk mjafton që Ferencvaros të dalë nga telashet. Përballë Real Betis, për raundin e dytë të Europa League, skuadra hungareze mundet me shifrat 1-3. Fekir në minutën e 17′ shënoi për spanjollët, ndërsa Uzuni do të barazonte shifrat në minutën e 44′ duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve.

Megjithatë 15 minuta nga fundi, futbollisti Wingo shënoi në portën e tij dhe u dha avantazhin spanjollëve, të cilët në shtesë shënuan edhe golin e tretë, për të vulosur fitoren. Ferencvaros numëron 0 pikë në Grupin G.

Merr tre pikët e para në Grupin E edhe Lazio, që ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës, në një ndeshje të cilën bardhekaltrit e zgjidhën shumë shpejt me golat e Basic në minutën e 13′ dhe Patric në të 38-tën.

U konfirmua sërish titullar Thomas Strakosha, që pas asaj gafe në Turqi ndaj Galatasarayt, mbrëmjen e sotme u shfaq në formë mjaft të mirë dhe ruajti të paprekur rrjetën e portës së tij, ndërsa në fushë për 90 minuta ishte edhe i zakonshmi Elseid Hysaj, prej të cilit trajneri Sarri nuk ka ndërmend të heqë dorë. Ndërkohë takimet e tjera përfunduan me këto rezultate.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport europa league lazio strakosha europa league lazio strakosha

Sondazh

Poll