Sport

Glen Kamara sërish viktimë e racizmit: Në Pragë, 10.000 “fëmijë”, shanin dhe fyenin yllin e Rangers

1 Tetor 2021, 10:10 Nga DOSJA

ÇEKI – Sërish episod racizmi të enjten e Europa League në Pragë… Gjatë ndeshjes midis Sparta Pragës dhe Glasgow Rangers, mesfushori skocez Glen Kamara u shënjestrua me ofendime, brohoritje dhe “buu”, deri në largimin e tij në minutën e 74 -të.

Dhe të mendosh se ndeshja duhet të ishte luajtur me dyer të mbyllura, pikërisht për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA ndaj klubit çek, pas ngjarjeve të diskriminimit racor gushtin e kaluar, në raundin paraprak të Champions League me Monakon. Mirëpo, mbrëmë në tribuna u lejuan 10.000 fëmijë, të gjithë nën 14 vjeç dhe me një shoqërues, që manifestonin shfaqje të tilla racizmi…

“Unë nuk jam i befasuar. Ne duhej të luanim me dyer të mbyllura, me sa duket për këtë arsye. Kjo nuk është hera e parë që ka probleme racizmi në këtë vend: ata që janë lart nuk po bëjnë sa duhet për ta shmangur atë,”– tha i hidhëruar trajneri Steven Gerrard i Rangers në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Për kronikë, Sparta Pragë fitoi 1-0 ndaj skocezëve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport europa league në pragë glasgow rangers mesfushori skocez glen kamara sparta pragës trajneri steven gerrard uefa ndaj klubit çek europa league në pragë glasgow rangers mesfushori skocez glen kamara sparta pragës trajneri steven gerrard uefa ndaj klubit çek

Sondazh

Poll