Sport

Rinovimi i Kessie-s me Milanin po vonon, Maldini merr vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e mesfushorit

1 Tetor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Rinovimi i Kessie-s me Milanin po vonon, Maldini merr vendimin përfundimtar

MILANO– Franck Kessie nuk do të rinovojë me Milanin. Kontrata e mesfushorit skadon më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa ende nuk ka një lajm të mirë sa i përket rinovimit. Distanca midis kërkesës dhe ofertës është ende shumë e madhe, Milan ofron 6.5 milionë euro neto në sezon, ndërsa lojtari, dhe ata që punojnë për të, nuk duan të bien nën 8 milionë.

Me siguri mbrapa qëndron PSG (ndoshta edhe Liverpool). Takimet mes palëve janë të shpeshta,por deri më tani tymi i shumëpritur i bardhë ende nuk ka mbërritur. Dhe mund të mos vijë.

Maldini është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, dhe për këtë arsye ai po mendon të marrë një vendim të bujshëm: të shesë Kessie në janar. Pasi pa që Donnarumma dhe Calhanoglu u larguan me zero, Milan nuk dëshiron të humbasë një tjetër nga shtyllat e skuadrës pa arkëtuar as edhe një euro.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kessie maldini milan kessie maldini milan

Sondazh

Poll