Sport

Ndërpritet Marseille-Galatasaray, përplasen tifozeritë në “Velodrome”

1 Tetor 2021, 05:24 Nga DOSJA

FRANCE – Ka qenë minuta e 39-të e pjesës së parë në ndeshjen Marseille-Galatasaray për Europa League, kur tifozëritë filluan të hidhnin flakadanë dhe sende të tjera drejt njëra-tjetrës, ndërsa arbitri polak Raczkowski ndërpreu për 10 minuta ndeshjen, derisa forcat e sigurisë rikthyen normalitetin në shkallët e stadiumit.

Madje u desh edhe ndërhyrja e trajnerit Fatih Terim, i cili bisedoi me tifozët turq për t’i qetësuar ata. Më pas ndeshja rifilloi dhe u akorduan 8 minuta shtesë vetëm në pjesën e parë. Incidente me tifozët e Galatasarayt u raportuan edhe para ndeshjes, në Marseille dhe përreth stadiumit “Velodrome”, teksa forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Natyrisht bëhet fjalë për një përballje mes dy skuadrave, të cilat njihen se kanë mbështetës shumë të zjarrtë, por që përballashin për here të pare midis tyre nuk në një ndeshje zyrtare. Gjithsesi vlen të theksohet se ky është rasti i tretë, në harkun e 40 ditëve, që në stadiumet franceze shfaqen raste dhune dhe ndërpriten ndeshjet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll