Sport

Para 44 vitesh, më 1 tetor 1977, ndeshja e fundit e legjendës Pele!

1 Tetor 2021, 06:00 Nga DOSJA

BRAZIL – Më 1 tetor 1977, legjenda Pele ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në karrirë. Futbollisti më i mirë i kohës, i cili nga shumëkush konsiderohet edhe si më i miri i të gjitha kohërave, doli në fushë në një ndeshje miqësore midis dy skuadrave me të cilat ai ka luajtur në karrierën e tij: New York Cosmos kundër Santos.

Ajo i zhvillua në stadiumin “Giants” para 77,000 tifozëve, përfshirë presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter dhe një legjendë sportive ,si Muhammad Ali dhe mjaft personalitete të tjera sportive dhe politike.

Pelé luajti në pjesën e parë me ekipin amerikan, ndërsa në pjesën e dytë ai u aktivizua me skuadrën braziliane të Santosit, ku edhe ka debutimin. I lindur më 23 tetor 1940, Edson Arantes do Nascimento (Pele) ka luajtur në karrierën e tij mbi 800 ndeshje zyrtare midis Santosit dhe kombëtares të Brazilit, me të cilën fitoi edhe 3 Kupa Bote.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 000 tifozëve 1 tetor 1977 77 edson arantes do nascimento jimmy carter kombëtares të brazilit legjenda pele muhammad ali new york cosmos kundër santos stadiumin “giants” 000 tifozëve 1 tetor 1977 77 edson arantes do nascimento jimmy carter kombëtares të brazilit legjenda pele muhammad ali new york cosmos kundër santos stadiumin “giants”

Sondazh

Poll