Aktualitet

VIDEO/ Të moshuarit kërkojnë rritje të pensioneve: Nuk kemi lekë as për kafe, jemi me ilaçe

1 Tetor 2021, 12:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Të moshuarit kërkojnë rritje të pensioneve: Nuk kemi

TIRANË– 1 tetori shënon Ditën Botërore të të Moshuarve, ndërsa gazetarja Juli Ristani ka komunikuar me një grup pensionistësh në Tiranë. Por kjo nuk është një ditë feste, pasi janë grupmosha më problematike sa i përket plotësimit të të drejtave. Një grup pensionistësh që po luanin domino ankoheshin për pensionet shumë të ulëta, ku sipas tyre nuk u dalin as për ilaçet.

“A do na i rrisin pensionet njëherë. Po nuk rritën gjë mos m pyt mu se 160 milek pension kam, si thu ti më del?”, tha pensionisti.

“As me pi një kafe s’kemi, domino gjithë ditën”, tha një tjetër pensionist që po luante domino.

“Më merr ky shoku me më qeras mu më vjen zor me shku.”

“40 vjet punë kam, e kisha 7500 atëherë, drejtori merrte 2 mijë lek më shumë se mua.”

“Unë marr ilaçe për tension, fëmijët i kam të rritur janë në punë ata. Duhet ta kisha 4500, por e kam 160 mlek”, tha pensionisti.

“Unë marr një dyjo ilaçe për depresion, humbje ekuilibri”, tha pensionisti tjetër.

“Unë dua të më rrisin pensionin të më fusin njerëzit në punë. Ka edhe pensionistë që marrin 400 milek.”

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet te moshuarit kerkojne rritje pensionesh te moshuarit kerkojne rritje pensionesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2021, 11:34

TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga pylli në Laknas, aty ku do të ndërtohet një thertore dhe fermë derrash, e cila po kundërshtohet ashpër nga banorët...