Ndëshkohen me masë administrative 5345 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave rrugore, arrestohen 45 të tjerë
1 Tetor 2021, 12:44Nga DOSJA
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka informuar se kontrolli dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve vazhdon. Gjatë kësaj jave policia ka ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 45 drejtues mjetesh janë arrestuar, prej të cilëve 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë 228 leje drejtimi u pezulluan. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit- Vijojnë kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Po gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 228 leje drejtimi, nga të cilat 166 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 184 km/orë, 56 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt. Nga monitorimi me dron i kryer nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, si dhe nga monitorimi me patrulla të lëvizshme me makina të pauniformuara, gjatë kësaj jave, në akse të ndryshme të vendit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 7.000 deri 10.000 lekë të rinj, 567 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. #MosUbejStatistikë #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPërSigurinëTuaj
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Linda Kaba, motra e Xheni Kabës e cila humbi jetën nga Covid në Turqi, ka reaguar pas lajmit të trishtë. Ajo ka postuar një dedikim prekës në...
TIRANË– “Armëpushimi” është prishur! Edhe pse u vendos që deri më datë 30 tetor nuk do të kishte asnjë punim për ndërtimin e thertores në Laknas, fir...
TIRANË– Ambasada gjermane në Tiranë, ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë që prej datës 1 Tetor do të futen në fuqi tarifa të reja. Në njoftim t...
LEZH– Xhaxhai i Aldi Ramës është arrestuar nga policia pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Ditën e sotme Gjykata e Lezhës ka vendosur që ai të ri...
Aktualitet 1 Tetor 2021, 11:34
TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga pylli në Laknas, aty ku do të ndërtohet një thertore dhe fermë derrash, e cila po kundërshtohet ashpër nga banorët...
BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar i akuzuar për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28 vjeçe, ka dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda dje, ...